Kombinat, 28-vjeçari përndjek të renë dhe i djeg kabinën elektrike të pallatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka përndjekur një të re 24-vjeçare deri në pallatin ku ajo banonte.

Më pas, në momentin kur është larguar, policia thotë se ai i ka vënë zjarrin kabinës elektrike, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët e pallatit.

Policia njofton se e ka arrestuar 28-vjeçarin, i identifikuar me inicialet A.B., dhe i ka kaluar materialet proceduriale prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A.B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati, ai ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të Fundit