Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë të “sofistikuar” për shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve nakotike në zonën e Livignos, Torinos dhe Riminit
Policia italiane ka vënë në pranga 12 persona, me origjinë shqiptare, italiane dhe domenikane. Banda e drogës shpërndante sasi të mëdha të lëndëve narkotike në Itali.
Kοkaina shitej në prani të të porsalindurve dhe porositej përmes një personi në kërkim që i përkiste mafies së fuqishme të Shkodrës. Ai njihej me nofkën “Daja”, raprotjnë mediat italiane. Bëhet fjalë për një person i cili rezulton i shpallur në kërkim për një vrasje në Shqipëri.
Rreth 40 persona u identifikuan si blerës të kokainës, jo vetëm për përdorim personal, por edhe për ta rishitur atë në këtë vend. Madje grupi shqiptar furnizonte me drogë edhe shpërndarës të tjerë në Itali.
Shpërndarësit vendas e shihnin me leverdi blerjen e drogës tek ky grup me 20 mijë euro për kilogram. Flitet për lidhje të ngushta me eksponentë kryesorë të mafies shqiptare.
Droga shitej në makinë në zona të izoluara, në transport dhe shitje merrnin pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve.
Furnizimi me kokainë organizohej nga një i arratisur shqiptar 26-vjeçar, i cili, në sajë të rrjetit të tij të marrëdhënieve të lidhura ngushtë me mafian shqiptare, arriti të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë të degëzuara në Itali dhe Evropë.
Nga Shkodra, droga shkonte në Bruksel dhe më pas në Torino. Në krye të organizatës kriminale janë dy persona të tjerë shqiptarë:’ xhaxhai 40-vjeçar i të arratisurit dhe një tjetër që kryente blerjet e drogës’.