Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën finale me 3 kandidatët që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm.
Në garë për kreun e prokurorisë janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.
Intervistat me 3 kandidatët do të zhvillohen në 13 Nëntor.