Klienti u dogj nga pija me kapakun e pa mbyllur mirë, Starbucks dënohet me 50 milionë dollarë

Një juri në Kaliforni dënoi Starbucks duke e detyruar të paguajë 50 milionë dollarë pasi i dha një klienti pije me kapak të pa mbyllur mirë.

Një video e momentit të blerjes është bërë publike. Në të duket klienti Michael Garcia që nga xhami i makinës merr tre pije, kapaku i pambyllur i njërës prej tyre e djeg në duar dhe në organin gjenital.

Ngjarja ka ndodhur në një Starbucks në Los Angeles.

Gjykata e konsideroi këtë si “ngjarje nga pakujdesia”, por zinxhiri i kafenesë njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Të Fundit