Klienti godet me thikë kursantin e berberhanes në Vlorë dhe largohet me vrap

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në një berberhane në këtë qytet ku është plagosur me thikë në zemër shtetasi M.Shaka, i cili se ishte kursant në këtë dyqan.

Autori mendohet se ka pasur një debat disa ditë më parë me të plagosurin.

Sot, autori është rikthyer, ka hyrë në berberhane ku ndodhej viktima dhe e ka goditur me thikë disa herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas ngjarjes, ai është larguar me vrap nga zona. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia po punon për kapjen e autorit, i identifikuar si shtetasi Shkëmbor Skënderaj, 25 vjeç.

Të Fundit