Kishte ndërtuar një dhomë të nëndheshme për t’iu fshehur policisë, kapet i kërkuari në Krujë

Një 52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike është arrestuar nga policia e shtetit në Krujë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Shtetasi Ilir Krojë qëndronte prej kohësh i fshehur në banesën e tij, pasi gjykata e ka dënuar me 8 vite burg për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Nikël.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari, e përdorte për t’u fshehur nga policia

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

Të Fundit