Një hapësirë e përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, është liruar nga shërbimet e Policisë.
Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë për të hequr automjetet e parkuara pa leje në këtë hapësirë. Në përfundim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.
Policia e Tiranës apelon dhe njofton se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.