Kishin shkuar në Pogradec të festonin Shën Valentinin, 20 vjeçarja që humbi jetën dhe shoferi ishin fejuar dy muaj më parë

Një informacion i ri ka dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej dy muajsh me drejtuesin e automjetit.

Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.

Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes tragjike.

Të Fundit