Dy rumune, 21 dhe 45 vjeçe, janë arrestuar në Fier për prostitucion. Ato kishin marrë një banesë me qira të cilën e përdornin për veprimtarinë e tyre. Njëkohësisht janë nën hetim penal dy persona të tjerë.
Policia ka sekuestruar 250 euro dhe 5000 lekë, 1 automjet dhe 5 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.



