Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi një 23 vjeçar ka marrë peng dhe ka kërcënuar me thikë një 53 vjeçar.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit. Ndalimi i Arment Trezhnjevës, është bërë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin.
Ndër të tjera në njoftimin e policisë thuhet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin, te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas 23 vjeçari duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).