“Kisha tre ditë pa ngrënë e pa pirë, ngela në rrugë”, futbollisti rrëfen tmerrin në Iran, si e shpëtoi Jasir Asani

Tensionet gjithnjë e në rritje në Lindjen e Mesme ka sjellë bllokim të shtetasve të huaj që ndodhen në Iran apo Izrael.

Mbyllja e linjave ajrore ka bërë që shumë persona të ngelin të bllokuar e duke mos gjetur asnjë mundësi për tu larguar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollistin e Maqesonisë së Veriut Stefan Ashkovski. Ky i fundit ishte bllokuar në Iran, pasi kishte shkuar atje për të luajtur, pasi kishte nënshkruar kontratën për ekipin e ligës së parë iraniane, Mes Rafsanjan.

Në një intervistë për mediat maqedonase, ai ka rrëfyer të gjithë kalvarin e mundimshëm të kthimit në familje, duke mos harruar pa përmendur heroin e tij, futbollistin e kombëtares shqiptare Jasir Asani.

Kishte sulme kudo, madje edhe pranë meje, sapo kishin filluar. Nuk kisha ngrënë dhe pirë për tre ditë. Po kërkoja vetëm të largohesha nga vendi, pasi udhëheqësi i tyre (ajatollahu) u vra, asgjë nuk funksionoi, gjithçka u mbyll… Kur ndodhi, mbeta vetëm, nëse nuk do të ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj, por askush nuk më ndihmoi – isha ulur në rrugë, të huajt nga Persepoli po kalonin me autobus, i pyeta nëse mund të shkoja me ta, më thanë se nuk mundesha. Udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj nga kufiri me aeroplan në Stamboll. Ishte një telashe të kaloja nëpër Iran, Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij dhe ia dola mbanë me të. Kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer për mua në të ardhmen. Ishte shumë e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani mezi pres të shkoj në shtëpi për të fjetur, për të pushuar pak.” – tha Ashkovski duke folur për Sport1 .

Të Fundit