Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugore.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një autostrade u shemb në provincën Guangdong të Kinës jugore
Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 po marrin kujdes shëndetësor në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në qytetin Meizhou në provincën Guangdong, ku 18 makina ranë nga pjesa e autostradës që u shemb.