Ish-ministri kinez i Drejtësisë Fu Zhenghua u dënua me vdekje i shpallur fajtor për marrje ryshfeti dhe shpërdorim detyre.
Vendimi u dha nga Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Changchun, në provincën Jilin.
Fu ka qenë më parë edhe kreu i Byrosë Komunale të Sigurisë Publike të Pekinit dhe zëvendësministër i Sigurisë Publike si dhe Ministër i Drejtësisë.
Fu akuzohet ka përfituar nga autoriteti ose pozicioni i tij zyrtar për përfitime personale.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-ministri ka pranuar në mënyrë të paligjshme para dhe dhurata me vlerë 117 milionë juanë (17.3 milionë dollarë) drejtpërdrejt ose nëpërmjet të afërmve të tij.