Kim tregon arsyen e pjesëmarrjes në mbledhjen e KLP: Ka shumë teori konspirative

Pas pranisë së saj në mbledhjen e KLP ku po diskutohet dhe do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Ambasadorja Amerikane Kim ka shpjeguar arsyet.

“Janë shumë teori konspirative që ka rreth e qark kështu që po shpjegoj përse erdha. Ky është njnë moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK. Erdha për të theksuar pikërisht këtë, që ky është moment i rëndësishëm.

Erdha për të thënë se ajo që ësëtë e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti. Nuk jam këtu për t’i thënë askujt për kë të votojnë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. SHBA kanë qenë të drejtpërdrejta me popullin shqiptar dhe ju e dini këtë.

Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e qeverisë së SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma në drejtësi të mund të zbatohet plotësisht”, tha Kim.

Të Fundit