Ditën e mërkurë, mjeku i sanatoriumit Pëllumb Hysko është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, pas transmetimit të emisionit Stop, ku Hysko shfaqej në skena të turpshme, duke ngacmuar seksualisht një paciente.Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ajo e ngacmimit seksual dhe e mitmarrjes, pasi mjeku e drejtoi pacienten tek kolegu i tij Artur Zeko, për një skaner pa rradhë e pa pagesë me 20 mijë lekë të vjetra nën dorë.Nga ana tjetër ka reaguar edhe spitali “Shefqet Ndroqi”: Në deklaratën për shtyp thuhet, se rasti ishte tronditës, ndaj mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent. Abuzimi seksual, thuhet në deklaratë,- është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore. Pas emisionit të transmetuar mjekët shprehen, se ndjehen thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve të tyre. Deklarata falenderon emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe shpreh ndjesën publike ndaj qytetarëve, duke siguruar, se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore.
- +355 67 220 8888
- [email protected]