Djali 24 vjec i Xhovalin Pepajt denoncon në Stop” vdekjen e babait të tij 48 vjecarit brenda një rrethimi, ku do të ndërtohen pallate. Brenda kantierit ndodhet godina e vjetër e ish-pularisë, ku Xhovalini bashkë me shokun e tij punonin në të zezë, duke cmontuar catinë e godinës. Një mëngjez 48 vjecari rrëshkiti në një llamarinë dhe u rrëzua duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.Ngjarja e rëndë ka rreth një javë, që ka ndodhur në dalje të Tiranës, pranë doganës.Shoku i ngushtë i të ndjerit nuk pranon t’i tregojë të birit të viktimës, se për kë punonin në cmontimin e catisë.Po kështu as inxhinieri, as rojet nuk i flasin, për puojnë dhe kush ia dha punën Xhovalin Pepajt.
Pas denoncimit të djalit të Xhovalin Pepajt, i cili kërkon të dijë, sesi humbi jetën i ati duke cmontuar catinë, gazetari i “Stop” shkoi në vendngjarje.Pas incidentit të rëndë, tashmë brenda rrethimit, punëtorët janë të pajisur me veshjet përkatëse dhe me rripa sigurimi. Djali i viktimës shkon t’i pyesë punëtorët, sesi hyjnë në kantier dhe kush ia ka dhënë këtë punë. Por ata janë porositur të mos flasin. Ngjarja nuk është zbardhur, ndërsa “Stop” ka zbuluar, se afër kantierit, ku humbi jetën Xhovalin Pepaj, ka një biznes tjetër privat, ku ka kamera sigurie, që kanë filmuar ngjarjen, pasi këndi i kameras sheh brenda kantierit. Por Komisariati nr.3, nuk i ka sekuestruar akoma këto kamera, duke vënë në dyshime mënyrën e humbjes së jetës së punëtorit, jetë për të cilën, sot askush nuk përgjigjet.