Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili i është drejtuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me kërkesën për t’u liruar nga burgu.
Ai aktualisht sipas avokatit mbrojtës të tij ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat.Kërkesën e tij për lirim nga burgu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore sot më 13.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,gjyqtarja Suela Lika.
Disa ditë më parë seanca e planifikuar për shqyrtimin e kësaj çështje u ndërpre dhe u shty pasi dokumentacioni ligjor i paraqitur para trupit gjykues kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi për adresën spitalit ku po trajtohet Gjici.
Në kërkesën, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lërë burgun parakohe me vendim gjykate.
Ishte avokati i tij i cili bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet.