Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 32-vjeçarin Hajri Barjamaj, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj.
Në sallën e gjyqit ai ka pranuar akuzat që rëndojnë për të dhe është shfaqur i penduar teksa i ka kërkuar falje familjes së viktimës për aksidentin.
Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë ku viktima Leandro Shametaj, 17-vjeçar që kthehej nga puna me motor, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra pas aksidentit në bulevardin “Ismail Qemali”.



