Humbja e një kafshe shtëpiake të një antëtari të stafit të OKB-së në Tiranë ka alarmuar punonjësit e agjencive, prej mëngjesit të të martës.
Në orën 11.39 në rrjetin e brendshëm të komunikimit të punonjësve të agjencive të OKB në Shqipëri është shpërndarë një mesazh urgjent për humbjen e një qeni, ku kërkohet ndihmë për gjetjen e tij, raporton TPZ.

Njoftimi i shpërndarë te punonjësit e OKB-së
‘Kërkojmë qenin Petite që ka humbur. Personi që e gjen do të shpërblehet me 150 euro”-thuhet në njoftimin e shpërndarë, të shoqëruar me foton e qenit mbi një varkë dhe numrin e kontaktit.

Foto e qenit të zhdukur dhe shpërblimi i premtuar
OKB ka 19 agjenci në Shqipëri, me një personel me rreth 300 persona, që mbulojnë fusha të ndryshme të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.