Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.
Meta i ishte drejtuar kësaj gjykate për heqjen e masës së sigurisë, teksa pas hedhjes së shortit të trupës gjykuese, kishte bërë një kërkesë tjetër për largimin e Pandës.
Padia për masën do shqyrtohet në datën 27 nëntor.
Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.



