Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Ilir Meta mbetet në burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Posaçme rëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga qelia, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

Të Fundit