Gjykata e Posaçme ka caktuar një ekspert mjekësor për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.
Kjo pas kërkesës së bërë nga Zeka për lirimin nga qelia, duke pretenduar se ka dëmtuar legenin pas një rrëzimi gjatë paraburgimit.
Bazuar në raportin e ekspertit, do të vendoset edhe për kërkesën e tij për lirim ndërsa Zeka mbahet në burg në lidhje me hetimin e SPAK mbi një çështje korrupsioni e lidhur me procedurat e një aksidenti rrugor.
Më herët, masa e arrestit në burg ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku u la në fuqi nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u lirua nga burgu dhe iu vu arrest shtëpiak për arsye familjare.