Mbrëmjen e pardjeshme transmetuam rastin një farmacisti, i cili tregtonte barna të kontrabanduara. Sic bëhet me dije, Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Policisë Tiranë, arrestuan shtetasin H.R, 53 vjec banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Farmacisti në fjalë, i siguroi një qytetareje ilegalisht medikament për abort.Si të mos mjaftonte kjo, ai tentoi ta ulte në prehër dhe ta puthte qytetaren e interesuar për medikamentin, pa dëshirën e saj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]