“Kërdinë” me vjedhje monopatinash në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari i dënuar më parë

Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar një 24-vjeçar, që dyshohet për disa vjedhje monopatinash.

I riu dyshohet se ka vjedhur monopatina së paku në pesë raste. 24-vjeçari rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “dhunë në familje”. 24-vjeçari i arrestuar është shtetasi Andi Blakcori.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Vihet në pranga një 24-vjeçar, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit