Kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka, arrestohen 5 shtetas, procedohen 2 të tjerë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga këtë të shtunë 5 shtetas pasi kanë kërcënuar përmes sms-ve kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mes këtyre shtetsave bëhet fjalë për presidentin, drejtorin dhe përfaqësues të tjerë të Klubit të Futbollit ILIRA.

Pasi Policia ka marrë njoftimin nga Duka lidhur me kërcënimet e bëra ndaj tij, janë lokalizuar dhe janë shoqëruar personat e dyshuar.

Konkretisht bëhet fjalë për presdientin e Klubit të Futbollit Iliria, Nazmi Selmani, 57 vjeç dhe dy djemve të tij, Brajan Selmani, 20 vjeç, dhe Santiago Selamni, 22 vjeç.

Krahas këtyre, janë arrestuar edhe shtetasit R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, edhe këta të dy banues në Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Të Fundit