Kërcënoi qytetarët me armën e shërbimit pas një konflikti, pezullohet polici

Një punonjës i komisariatit të Sarandës është pezulluar nga detyra pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa qytetarë pas një konflikti.

Policia reagoi pas publikimit të një videoje në në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.

Pëmes një njoftimi bëhet me dije se inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit