Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, është kërcënuar në kohën kur ishte në krye të detyrës.
Bëhet me dije se në dritaren e zyrës, prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.
Mësohet se gjatë ditëve të fundit, z. Bajrami ka marrë edhe thirrje në celular nga numër privat
Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetim për ngjarjen si edhe për thirrjet në celular.