“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklaratave të Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij amerikan, Donald Trump lidhur me tërheqjen e SHBA-së nga NATO. Gjithashtu Macron ka komentuar deklaratën e Trump se ai keqtrajtohet nga gruaja e tij.

Ai tha se një operacion të mundshëm ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit është jorealiste dhe akuzoi presidentin amerikan për dobësimin e NATO-s, duke krijuar dyshime të përditshme në lidhje me angazhimin e saj.

“Disa mbështesin idenë e çlirimit të Ngushticës së Hormuzit me forcë, përmes një operacioni ushtarak, një qëndrim që Shtetet e Bashkuara ndonjëherë e shprehin, megjithëse ka luhatur”, u tha Macron gazetarëve gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Sipas tij lufta që po zhvillohet në Lindjen e Mesme nuk ofron një zgjidhje afatgjatë për çështjen e programit bërthamor Iranian.

Sa i përket deklaratës së Trump për marrëdhënien me gruan e tij, ai tha se këto komente nuk janë as të sjellshme dhe as të denja për këtë nivel.

Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë tha se Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij dhe se ende e kujton shuplakën që i dha ajo.

Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.

Të Fundit