Kendon në tallava për çunat e Londrës, hiqet si e sëmurë për kemp dhe i nxjerr fëmijët për të lypur!

Një baba nga Peqini iu drejtua emisionit “Stop” i shqetësuar për fatin e fëmijëve të tij. Pas ndarjes, ish-bashkëshortja e tij nuk i çon fëmijët në shkollë dhe, sipas tij, ata shpesh dalin për të lypur. Babai denoncon gjithashtu, se vajza e vogël është regjistruar me emrin e një burri tjetër, ndonëse ai është prindi biologjik.Ne shkuam në Peqin, ku konstatuam, se gjatë orarit të mësimit fëmijët ndodheshin në shtëpi dhe jo në shkollë. Në bisedë me nënën, ajo tha, se punon herë pas here dhe se fëmijët shkojnë në shkollë me raste.Nga verifikimet rezulton se gruaja, Ema Skënder Qazimi, përfiton kemp për prapambetje mendore të moderuar, ndonëse është e aftë për punë. Sipas dokumenteve, ajo e ka marrë këtë përfitim që nga koha, kur komisionet funksiononin me sistemin e vjetër në Tiranë, ndërsa aktualisht është në sistemin biopsikosocial. Prapambetja mendore e moderuar përkufizohet si një çrregullim, që shoqërohet me kapacitet intelektual nën mesataren dhe vështirësi në përshtatjen me aktivitetet e përditshme, duke e kufizuar pjesëmarrjen në tregun e punës.Në takimin me gazetaren, zonja fillimisht mohoi, se merrte pagesë kempi dhe nuk mbante mend diagnozën e saj. Në fund, ajo deklaroi se vuan nga epilepsia. Lidhur me vajzën e vogël, pranoi, se e ka regjistruar me emrin e një babai tjetër, duke shpjeguar, se e ka bërë këtë për të shmangur pengesat, që ish-bashkëshorti i krijonte për udhëtimin jashtë Shqipërisë.

Të Fundit