Partia Socialiste propozoi gjatë seancës së sotme parlamentare një pr/ ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe kërkoi që ta kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Kjo shkaktoi debat në Kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.
Pavarësisht kundërshtive të opozitës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i bindur se socialistët do të anulojnë gjobat e vendosura për ndërtimet pa leje.
Manja theksoi se para Vitit të Ri mazhoranca, e cila ka votat e mjaftueshme për të miratuar këtë ligj do t’i falë gjobat qyetarëve të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi që t’i pagujanë.
Gjithashtu, ai u bëri thirrje kolegëve demokratë që t’i bashkohen votimit të këtij ligji për të mirën e qytetarëve.
Manja: Ky parlament a e ka të drejtën legjitime me ligj që ti anullojë gjobat? Po e ka. A jeni dakord ju që ky parlament të anulojë me ligj gjobat e paekzekutuara ndër vite të vendosura nga IKMT? Ne si mazhorancë kemi numrat dhe do i anulojmë këto gjoba. Pa diskutim. Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite, ku IKMT pa zbatuar ligjin, disa janë ekzkeutuar dhe disa jo.
Ky parlament është në të drejtën e tij që t’i anulojnë dhe do e bëjmë këtë sepse kemi numrat dhe mandatin për ta bërë këtë gjë. Ky parlament brenda këtij sesioni parlamentar do të anullojë gjobat, ky është thelbi, kjo është ajo që iu djeg juve. Duhet të vinit këtu të bashkoheshit me ne, ju vini këtu jo banda, jo krimi. O zotëri bëhuni në një moment, bashkohuni, për t’ iu dhënë para vitit të ri këtyre njerëzve që s’ kanë pasur para t’i paguajnë. Ky parlament doni apo nuk doni ju, brenda këtij sesioni në tre seanca që ka ngelur do të miratojmë anullimin e gjobave, respekte.