Këlliçi: Shqiptarët refuzuan Ramën në New York, arsyeja e vizitës ishte ahengu i datëlindjes së Alex Soros

Partia Demokratike kërkon transparencë në lidhje me kostot e takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në New York. Anëtari i Kryesisë së PD, thotë se selia blu po mbledh të dhëna për financimin e këtij takimi, si dhe për deklarimin e pasurisë së Ramës të vitit 2016 dhe më pas do i paraqesë ato në SPAK.

Këlliçi thekson se kreu i qeverisë duhet të japë sqarime edhe për kostot e billboard-it të shfaqur në Times Square në New York. Për demokratin, arsyeja e shkuarjes së kryeministrit në New York nuk ishte takimi me shqiptarët, por datëlindja e Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Niks dhe Indiana Pacers.

Të Fundit