Këlliçi: Me transportin publik falas 200 mijë qytetarë fitojnë çdo muaj 52 mijë lekë

Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” ka prezantuar në emisionin “Opinion” platformën e tij për zhvillimin e qytetit. Ai është ndalur veçanërisht tek një nga pikat më të diskutuara, që lidhet pikërisht me transportin publik falas.

Këlliçi tha se ky hap, jo vetëm lehtëson qytetarët, por do të shfryjë trafikun e njëkohësisht do të ndikojë për një ajër më të pastër në qytet.

“Qytetarët e Tiranës fitojnë çdo muaj 52 mijë lekë (të vjetra) në xhepin e tyre. Trafiku do të shfryhet sepse do të dekurajojmë përdorimin e mjeteve private. Unë e kam marr në këto 250 mijë qytetate që e kanë përdorur dhe përdorin në Europë.

Nëse ka 250 qytete që janë avangardë le të jetë Tirana qyteti i 251 në botë.

Kjo ndihmon 200 mijë qytetarë në ditë dhe është një shërbim për 200 mijë qytetarë në ditë për vetëm 6,8% të buxhetit”, tha Këlliçi.

Të Fundit