“Ke ardh me punu, jo me pa si vjedhim ne” drejtori e heq me ceremoni punonjësen!

Në 1 qershor 2023 transmetuam denoncimin e një qytetari, që pretendonte, se në zyrën e postës shqiptare në Kucovë, jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Ne shkuam verifikuam situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje, e cila nuk jetonte në Kucovë. Gjithcka na u desh, ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.Pasi morëm pensionin e majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për qershorin, kundrejt një pagese nën dorë.Sërish mundëm të merrim edhe pensionin e qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra nën dorë.Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzuam zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”.Denoncuesja Arba Pjetri, thotë, se kryetarja e degës, shefja e shërbimeve dhe punonjëset bënin vazhdimisht shkelje.Drejtori i burimeve njerëzore i thotë Arbës, se i ka prishur marrëdhëniet, kur ka bërë denoncim.Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Ardit Demiri, kërkon, që sih punonjësja Arba Pjetri, t’i paraqesë Postës provat e shkeljeve. Ai sqaron, se përvec pezullimit nga detyra të punonjëses së denoncuar më parë, së fundmi është larguar nga detyra edhe drejtori i Postës së Beratit, pasi janë konstatuar shkelje. Për këtë rast, shprehet titullari, po hetohet nga strukturat e tjera të drejtësisë.

Të Fundit