Katër vatra aktive në Shqipëri, zjarret më problematike janë në Kolonjë dhe pyjet në Fushë-Arrëz

Vendi vazhdon të përballet me zjarret në një pjesë të territorit, edhe pse situata ka njohur përmirësim në 24 orët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes raporton se janë evidentuar 23 vatra, nga të cilat 16 janë shuar, 4 vatra janë aktive dhe 3 të tjera janë në monitorim.

Aktualisht po punohet me intensitet në fshatin Tërnovë të Bashkisë Bulqizë, ku zjarri vazhdon të përparojë në dy vatra: në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ndërsa vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

Në fshati Val zjarri është me intensitet të ulët, e aktualisht është në monitorim nga autoritetet vendore dhe banorët.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzës, konkretisht në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun ka disa vatra të dala jashtë kontrollit. situata mbetet kritike për shkak të terrenit të thyer e të vështirë. Megjithatë në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

Fshatrat Damjan-Fortuzaj në Vaqarr dhe Pezë Helmë po mbahen nën mbikëqyrje pasi zjarret janë minimizuar.

Ndërkohë në fshatin Ibë në Tiranëzjarro vijon të mbetet aktiv për shkak të vështirësisë për ndërhyrje nga terreni i vështirë. megjithatë situata mbetet pa rrezik për banesat aty pranë.

Prej disa ditësh në Parkun Natyror të Gërmenjit zjarri vijon të përhapet drejt kufiri me Greqinë. pavarësisht ndërhyrjes nga të dyja palët vatra vijon të mbetet aktive ndërsa janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe 30 ushtarë të repartit ushtarak të Drenovës.

Po ashtu autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme.

Të Fundit