Andi Gavri, nga Kapshtica iu drejua emisionit “Stop”, pasi në diplomën e shkollës i kanë shkruar gabim edhe vitin e lindjes, edhe emrin e fshatit.Kësisoj diploma e tij është e pavlefshme. Gjyshja tregon ditën, kur Andi erdhi në jetë, duke dëshmuar edhe për vitin.Drejtori i shkollës “Fuat Babani” thotë, se për gabimin i është drejtuar ZA-së Devoll.Ilir Gjata, drejtuesi i ZA-së, premton zgjidhjen e problemit, por nuk di të thotë, se kush mban përgjegjësi për sorollatjen e të riut.Nismës “Dhuro një cantë” në këtë fillim viti shkollor iu bashkua edhe “Qendra e zhvillimit social-psikologjik”, duke dhënë canta e ndihma të tjera për familjet në nevojë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]