Kapja e 400 kg kokainë, Kim: SPAK e DEA luajtën rol të rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për operacionin ndërkombëtar që çoi në kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës ardhur nga Brazili.

Kim shkruan nëpërmjet një statusi në “Twitter” se kapja e kokainës është rezultat i bashkëpunimit të fortë mes SHBA, Italisë, Shqipërisë e Kosovës.

Ajo vlerëson ndër të tjera rolin dhe rëndësinë e SPAK dhe Policisë shqiptare si të rëndësishëm në sulmin kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës e krimit të organizuar.

STATUSI NGA YURI KIM

Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SHBA, Italisë, Shqipërisë, Kosovës. SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, DEA, luajtën një rol të rëndësishëm në këtë sulm kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.

Të Fundit