Kapet shefi për lexuesit e matësve të energjisë në Vlorë, për çfarë akuzohet

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shefin për lexuesit e matësve të energjisë elektrike të OSSH-së në Vlorë.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, përmes ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi 42-vjeçar L. H., për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit “Matësi”, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, dy celularë dhe një automjet.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “MATËSI”, goditet një rast i korrupsionit dhe i shpërdorimit të detyrës.

Kapet në flagrancë duke marrë para për të favorizuar një subjekt privat dhe vihet në pranga punonjësi i OSSH-së.

Vihet në pranga dhe 42-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shoqëruar punonjësin e OSSH-së, gjatë aktit korruptiv.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “MATËSI”.

Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit