Kapet peshkaqeni “Derr” në ujërat e Vlorës, forma e veçantë çudit peshkatarët

Një nga speciet e rralla të peshkaqenit “Derr” bie në rrjetat e peshkatarëve.

Duke qenë se peshkatarët e Qendrës së peshkimit Oriku janë të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e ekzistencës të kësaj specie morëm kontakt me specialist të fushës

Sipas specialistëve kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet kryesisht me vezët e peshkaqenëve

Ka rënë në rrjeta në zonën e Pashalimanit. Është për të theksuar se kjo zonë në vazhdimësi ka pasur raste të specieve të veçanta

Kjo mbase për faktin e rrymave të veçanta që qarkullojnë në këtë zonë. Kjo specie është në mbrojtje dhe peshkatarët e Radhimës e kanë lëshuar sërish në det.

 

Të Fundit