Kapet në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari nga Kruja

Shërbimet e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë konstatuar një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave gjatë hyrjes në Shqipëri.

Shtetasi G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, u ndalua gjatë kontrollit të vijës së dytë, ku iu gjet shumë e madhe parash prej 240 000 euro, që ai synonte t’i fuste në Shqipëri të padeklaruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit