Kapet me valixhen me kallashnikov dhe municion, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia teksa transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen.

Në kuadër të operacionit të koduar “Luggage” u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit