Pas një faze të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, autoritetet ndaluan një automjet të dyshimtë në zonën e Spellos, që drejtohej nga shtetasi shqiptar i arrestuar.
Poshtë sediljeve të pasme, u zbulua një mekanizëm me dy ndarje që hapej përmes një sistemi mekanik të maskuar në mënyrë profesionale. Brenda tyre, policia gjeti 10 pako kokaine me një peshë totale prej 12 kilogramësh, si dhe 10 mijë euro para cash, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.
Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrolle në dy banesa të lidhura me të arrestuarin, në Spello dhe Foligno, ku u gjetën edhe 11 pako të tjera kokaine (13 kg), një armë zjarri e vjedhur, 46 mijë euro dhe pajisje komunikimi të sofistikuara, përfshirë telefona të enkriptuar.
Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, sasia totale e drogës së sekuestruar kishte një vlerë tregu mbi 2.5 milionë euro. I arrestuari është dërguar në burgun e Spoletos, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin kriminal dhe kontaktet e dyshuara të të arrestuarit, si brenda ashtu edhe jashtë Italisë.