Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën me speca

Një tjetër ngarkesë me speca ka rezultuar me normë të lartë pesticidesh në kufi të Kroacisë. Njoftimi është dhënë nga shteti kroat dhe është shpërndarë në sistemin evropian i sigurisë ushqimore.

Në njoftim thuhet se në specat nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, ndaj është dhënë alarmi, dhe ngarkesa është bllokuar për tu asgjësuar.

Teksa Kroacia ka dhënë njoftim ‘për rrezik serioz’ më 29 shtator, autoritetet vendase ende nuk kanë reaguar, as për të sqaruar qytetarët nëse kjo sasi specash kishte destinacion vetëm tregun e huaj apo është shpërndarë edhe në vend.

Pak ditë më parë Sllovenia ktheu një tjetër ngarkesë me speca të kuq në Shqipëri për shkak të pesticideve, ndërsa përgjatë gjithë këtij viti 8 ngarkesa me speca janë identifikuar në shtetet e huaja me prezencë mbi normë të pesticideve.

 

Të Fundit