46 kilogram marijuanë janë kapur në aksin Mavromat- Igumenicë pranë kufirit greko- shqiptar në një automjet të braktisur.
Automjet me 21 pako drogë u gjet në anë të rrugës dhe pas verifikimeve nga Policia greke, tre persona kishin deklaruar se ishte i vjedhur pasi e kishin marrë me qera në Igumenicë.
Por rezultoi se kishin dhënë deklarim të rremë pasi ishin ata organizatorë të trafikut të drogës dhe për këtë gjë është arrestuar shqiptari Armandi Llazi Cobanka 47- vjeç, nga Fieri si dhe dy grekë. Ndërkohë në kërkim është shpallur Albion Kristo Hatia 39- vjeç.
Prej fillimit të vitit Policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, 200 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.