Kaosi me pronat në Vlorë: Apartamenti që futi në sherr shoqet e ngushta

Disa javë më parë transmetuam një problematikë ne qytetin e Vlorës. Gjeladina Ramadani, na tregoi, se në vitin 1993 privatizoi një dhomë në një apartament në këtë qytet. Dhoma tjetër e të njejtit apartament, u privatizua nga Sulbena Balili. Pas 30 vitesh, Balili e shet pjesën e saj takuese, por në dokumentet e shitjes, ishte e gjithë sipërfaqja e apartamentit. Si të mos mjaftonte kjo, Gjeladina tha, se kur u bë shitja, ajo nuk mundi të futej në dhomën e saj, pasi pala tjetër ndryshoi bravat e ajo hyri me polici.Në tetor 2024 Kledion Zenelaj bleu apartamentin nga Sulbena Balili dhe Kledioni na tregoi, se ka blerë 40 metra katrorë e ka bërë dhe certifikatën e pronësisë.Noterja Niada Cela, që ka bërë shitjen, shpjegoi, se cdo gjë e ka bërë konform rregullave e ligjeve. Rezulton, se për të njejtin apartament, janë hapur 2 numra pronësie dhe sipërfaqja nuk korrespondon me realitetin. Pas interesimit tonë, ASHK na sqaroi, se do të duhet një deklarate noteriale nga të dyja zonjat, që pranojnë, se sa metra kanë secila, në mënyrë që të prodhohet certifikatë pronësie me sipërfaqjen, që ekziston në realitet.

Të Fundit