Kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, sulmon edhe policinë gjatë shoqërimit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka kanosur me një mjet prerës (thikë).

Gjatë shoqërimit në ambientet e policisë, 50-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë, në përpjekje për t’iu shmangur shoqërimit.

Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit A. A. vijojnë veprimet procedurale nga organet kompetente.

Të Fundit