Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet një person në Shkodër

Një person është arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake.

“Policia arrestoi shetasin R. H pasi e ka kallëzuar punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër, shtetasi A. T, se ditën e sotme, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H, e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa asnjë shkak sipas tij.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Të Fundit