Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve mund të lirohet nga qelia.
Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm dhe shuarje mase sigurie duke pretenduar se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin i Fierit.
Rezulton se ish-ministri në korrik të këtij viti ka fituar të drejtën e lirimit më kusht nga gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Në vendimin e gjyqtarit të Durrësit Xhevdet Lika thuhet se për pjesën e mbetur të dënimit Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale.
Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin (që u kthye për rigjykim në Apelin e GJKKO nga Gjykata e Lartë) dhe inceneratorin e Tiranës (i cili s’ka marrë formë të prerë).
Për Fierin në shkallën e parë të GJKKO Lefter Koka është dënuar më 6.8 vite burg ndërsa për Tiranën me 2 vite burg më gjykim të shkurtuar.
Për Tiranën, Koka pretendon së e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim, referuar edhe nenit 261 të kodit të procedurës penale pika 1/Ç, që parashikon shuarjen e masës së sigurisë.