Kanadezi David Serkin, nga provinca e Albertës, fitoi gjithsej rreth 2.5 milionë dollarë kanadezë (rreth 1.8 milionë dollarë amerikanë) në llotari jo një herë, por katër herë.
Gjatë 10 muajve të fundit, Serkin ka fituar tre çmime të mëdha: 500,000 dollarë (365,390 dollarë amerikanë) në gusht, 1 milion dollarë (730,780 dollarë amerikanë) në nëntor dhe një milion tjetër në maj të këtij viti, raporton Guardian.
Sipas Korporatës së Lotarisë Perëndimore të Kanadasë (WCLC), këto janë fitimet e tij të dyta, të treta dhe të katërta në lotari në jetën e tij, me të parën që erdhi më shumë se 10 vjet më parë kur fitoi 250,000 dollarë.
“E di që shanset janë astronomike. Nuk besoj se do të ndodhë përsëri, por prapëseprapë më pëlqen të blej bileta”, tha Serkin.
Thuhet se ai e bleu biletën e tij të fundit fituese në një stacion benzine në qytetin e tij të lindjes, Lethbridge, dhe vetëm për të parën nga ato fitore, shansi për të fituar çmimin e madh ishte një në 33.3 milion.
Serkin ka luajtur rregullisht lotarinë që nga viti 1982, sepse, thotë ai, e shijon vetë ritualin.
“Blini një biletë, kontrolloni numrat dhe nëse jeni me fat, do të jeni të kënaqur me fitimet”, shpjegon Serkin.