Kanabis me postë nga SHBA, 5 raste vetëm në 1 javë. Arrestohet 32-vjeçari

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka goditur 2 raste të trafikut të kanabisit nga SHBA-ja përmes postës.

I pari i arrestuar ka qenë në Elbasan. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar që ka marrë 2 pako me rreth 4 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je.

Së dyti u shpall në kërkim një 21-vjeçar që dyshohet se do të merrte në Vorë një pako me rreth 3.7 kilogramë kanabis.

“Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike”, njoftoi policia.

Sipas policisë, ky është rasti i 5 i trafikimit të kanabisit nga SHBA, që janë goditur vetëm këtë javë. Në total u sekuestruan rreth 10 kg kanabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan 8 shtetas të implikuar.

Të Fundit