Pesë të rinj në Kamzë janë arrestuar pasi kanë vjedhur dy bagëti të trasha nga ferma didaktike, e cila në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Personat që kanë rënë në pranga janë:një 26-vjeçar me iniciale F.D; një 22-vjeçar me iniciale F.H; një 20-vjeçar me iniciale H.Xh; një 17-vjeçar me iniciale D.B dhe një 16-vjeçar me iniciale L.T.
Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, ndërsa është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.